Në ujërat kristal të pastra të gjirit të Vlorës rritet peshku që furnizon një pjesë të madhe të tregut vendas dhe të huaj. Këtu janë të punësuar dhjetëra persona duke e bërë gjirin e Vlorës një zonë që gjeneron të ardhura për sektorin e peshkimit.
Aquakultura , apo rritja e peshkut në rezervate po kthehet në një industri të stabilizuar, ku janë të punësuar qindra persona. Në gjirin e Karaburunit në Vlorë janë me dhjetëra vaska peshkimi që merren me rritjen e Kocës dhe Levrekut. Dy produkte mjaft të kërkuara, si brenda dhe jashtë vendit.
“Për këta peshkatarë dita ka nisur me ardhjen e rasatit të peshkut, i cili ka mbërritur me anije nga Franca” thotë Muharren Jazaj administratori i një ferme peshku në gjirin e Vlorës.
Pasi rasati hidhet në vaskat që gjenden në det, nis dhe rritja e tij e cila zgjat deri në 17 muaj derisa sa ky peshk të arrijë peshën për të dalë në treg. Në këtë fermë, gjatë një viti prodhohen 1 mijë ton peshk , ku 2/3 e prodhimit shkojnë për eksport në vende të BE si Italia, ku kërkesa e standardeve është mjaft e lartë.
Fermat e peshkut në gjirin e Vlorës janë specializuar tashmë në rritjen e koces dhe levrekut në thellësi, atje ku rrymat mundësojnë një qarkullim të madh të ujit. Kjo gjë ka bërë që produkti të jetë mjaft cilësor./tch
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...