Me pjesëmarrjen e Njësive të zjarrfikësve dhe shpëtimit, Policisë së Kosovës, ekipeve mjekësore emergjente, ekipeve të Kryqit të Kuq të Kosovës, në bashkë organizim nga Komuna e Vushtrrisë, Kryqi i Kuq i Kosovës, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, dhe përkrahur nga UNDP, sot në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë është mbajtur Ushtrimi fushor “Reagimi i përbashkët 2019”, në të cilin janë simuluar tri incidente, një tërmet që gjoja kishte prekur shkollën e fshatit ku kishte edhe të lënduar, një incident zjarri dhe një aksident me të lënduar.
Në këtë ushtrim ku kanë qenë të përfshirë një numër i institucioneve dhe pjesëmarrësve, kanë marrë pjesë edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së fshatit, si dhe banorë të lagjeve ku është mbajtur ushtrimi.

Ky ushtrim është mbajtur me qëllim të testimit të kapaciteteve vepruese dhe operacionale të shumë institucioneve, organizatave por edhe komunitetit, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Nga vlerësimet e para të drejtuesve të institucioneve që kanë qenë të përfshira, konfirmojnë se ushtrimi i ka arritur qëllimet e veta, derisa analizë e detajuar e këtij ushtrimi do të bëhet në javën e ardhshme, bënë të ditur drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Vushtrrisë, Bajrush Kosumi.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin