Lionel Messi ka folur pas mësimit të katër skuadrave gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve.
Barcelona ka arritur të kalojë tutje pasi ka eliminuar Manchester Unitedit, ndërsa një vend në gjysmëfinale e kanë siguruar edhe Liverpooli, Tottenhami dhe Ajaxi.
Befasia më e madhe ishte eliminimi i Juventusit nga Ajaxi, por edhe ai i Manchester Cityt nga Spurs.
Rreth kësaj ka folur ylli argjentinas i Barcelonës, Messi, i cili ka thënë se të gjitha skuadrat e kualifikuara tutje e meritojnë gjysmëfinalen, ndërsa secila nga do është skuadër e komplikuar.
“Kjo tregon gjithçka që të duhet ta dish për këtë garë”
“Çdo skuadër është e vështirë dhe e komplikuar, me cilëndo që përballesh”.
“Ekipet që kanë arritur deri këtu janë ato më të mirat dhe ato që e meritojnë. Gjithçka do të jetë e komplikuar”, ka thënë Messi./Telegrafi/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...