Manchester United dhe Barcelona janë përballur kokë me kokë mbrëmjen e së martës në mënyrë për të siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” shijuan një fillim shumë pozitiv duke goditur shtyllën horizontale me anë të sulmuesit Marcus Rashford pas vetëm 30 sekondave lojë transmeton portali arbresh.info.
Rashford më pas krijoi një rast për Scott McTominay që dështoi për ta mbajtur topin në kontroll.
Pas këtyre përpjekjeve jo të finalizuar mirë, Manchester United u ndëshkua më pas.
Një gabim nga Ashley Young bëri që Lionel Messi t’i afrohet zonës së rreptësisë dhe me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë duke shënuar supergol për 1 me 0.
Messi realizoi edhe golin e dytë vetëm katër minuta më vonë për shkak të një gabimi trashanik nga David de Gea.
Pas dy golave kundër Manchester United, Messi tani ka gjetur rrjetën 24 herë brenda 32 ndeshjeve në UEFA Ligë të Kampionëve kundër skuadrave angleze.
Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë kundër klubeve angleze në këtë kompeticon.
Messi është gjithashtu golashënuesi i katërt më i mirë kundër top gjashtë skuadrave angleze pavarësisht se nuk ka luajtur kurrë në Premierë Ligë./arbresh.info/
24 – Barcelona’s Lionel Messi has scored 24 goals in 32 Champions League games against English opponents, more than any other player in the competition. Unstoppable. #FCBMUN pic.twitter.com/laLDNO6gFa
— OptaJoe (@OptaJoe) April 16, 2019
Most goals scored vs England's top six:
Sergio Agüero – 43
Jamie Vardy – 29
Eden Hazard – 26
Lionel Messi – 23*
Harry Kane – 22
Wayne Rooney – 20
Robin van Persie – 18*Messi has never played in the Premier League.
— bet365 (@bet365) April 16, 2019
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...