Bayerni ka shënuar tjetër fitore, për të rrëmbyer kreun në Bundesliga.
Bayern Munich ka vazhduar me formën e mirë në Gjermani. Skuadra e Niko Kovac, mori pikët e plota duke triumfuar 4-1 në udhëtim te Fortuna Düsseldorf, raporton Gazeta Express.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë dhe tre të tjera në atë të dytë.
Kingsley Coman shkëlqeu në pjesën e parë duke realizuar në minutat 15’ dhe 41’, kurse Serge Gnabry shënoi për 3-0 në minutën e 55’.
Krejt çka arritën të bëjnë deri në fund vendasit ishte goli i nderit.
Dodi Lukebakio shënoi për 1-3 nga pika e bardhë në minutën e 89’, para se Leon Goretzka të shënojë për 4-1 në minutat shtesë – teksa ishte inkuadruar në lojë në minutën e 70’.
Pas kësaj fitore, Bayerni ka rrëmbyer sërish kreun në Bundesliga, duke lënë prapa Borussia Dortmundin.
Pas 29 xhirove, Bayerni gjendet në pozitën e parë me 67 pikë, Dortmundi i dyti me 66.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës