Një person i cili tentoi të vetëdigjet para Shtëpisë së Bardhë në SHBA është lënduar ndërsa pas ndërhyrjes në vendin e ngjarjes ai është transportuar në spital, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shërbimi Sekret Amerikan thuhet se “Një person që ka patur në përdorim një mjet skuter të tipit karrocë me rrota elektronike ka tentuar të vetëdigjet në bulevardin Pennsylvania para Shtëpisë së Bardhë”.
Shërbimi Sekret fillimisht ka njoftuar se për një kohë është mbyllur trafiku për këmbësorët dhe automjetet dhe se është kryer ndërhyrja në ngjarje. Ndërsa më pas në një deklaratë kanë thekuar se “Personi që i vuri zjarrin vetes u dërgua në një spital lokal ndërsa plagët nuk paraqesin rrezik për jetën e tij”.
Më tej në deklaratë bëhet e ditur se vazhdon hetimi në lidhje me ngjarjen.
Sipas pretendimeve në mediat amerikane thuhet se personi në fjalë kishte “probleme të shëndetit mendor” dhe se nuk ka paraqitur ndonjë rrezik për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...