
Ï ðñùèõðïõñãüò ÁëÝîçò Ôóßðñáò óôçí óýíïäï ôçò ÅÅ-Äõôéêþí Âáëêáíßùí ðïõ ãßíåôáé óôçí Óüöéá ôçò Âïõëãáñßáò, ÐÝìðôç 17 Ìáúïõ 2018 (EUROKINISSI/ flickr EU2018 BGBulgarian Bresidency/Oleg Popov)
Në një klimë positive është zhvilluar takimi midis kryeministrit shqiptar dhe atij grek në kuadrin e samitit të Dubrovnikut 16+1. Sipas të njëjtave burime biseda është përqëndruar në dy akse kryesore.
Së pari tek ecuria europiane e Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme për fillimin e negociatave.
Dhe së dyti marrëdhënieve dypalëshe kryesisht në aspektin ekonomik.
Kryeminsitri Tsipras ka theksuar edhe njëherë si kusht kryesor për fillimin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE është respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
Në këtë kuadër dy udhëheqësit kanë diskutuar për pozicionimin e qartë të BE në lidhje me të drejtat e pronës si dhe të ligjit përkatës dhe të së drejtës së qytetarëve për vetë përcaktimin.
Janë diskutuar gjithashtu hapat e mëtejshme në lidhje me heqjen e termave irredentiste siç ka theksuar kryeministri grek në librat shkollorë si dhe për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri.
Në pjesën e dytë të bisedës që ka filluar pak pas mesditës së të premtes i është vënë theksi ndihmës ekonomike në një bashkëpunim dypalësh që do i japë hov infrastrukturës shqiptare.
Burime të “Top Channel” theksojnë se të dy palët kanë shprehur kënaqësinë se takimi është zhvilluar në një klimë pozitive.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...