Nëna e Romelu Lukakut mund të ketë takuar një numër të madh futbollistësh që kur djali i tij u bë lojtar profesional, por takimi me Lionel Messin duket qartë se është një tjetër çështje.
Ikona e Argjentinës ishte në aksion te Barcelona gjatë fitores së tyre 1 me 0 ndaj Manchester United në takimin e parë në kuadër të çerekfinaleve në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, ai është parë duke u takuar me nënën e Lukakut, ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë, dhe duket se ajo ishte tepër e kënaqur duke e përqafuar madje sulmuesin.
Që të jemi të sinqertë, reagimi i saj është i njëjtë me 90 për qind të njerëzve që takojnë 31-vjeçarin për shkak sulmuesi konsiderohet si një superyll si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Pavarësisht besnikërisë dhe rezultatit, është e mrekullueshme të shohësh se Messi ka pranuar aq shumë dashuri nga një familje e një kundërshtari./arbresh.info/
https://twitter.com/BTVideoClips/status/1116530922562539520?
? | Lukaku’s mother met Messi after the match against Manchester United and appreciated him.
— BarçaTimes Media (@BTVideoClips) April 12, 2019
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...