Manchester United do t’i vendos një klauzolë “anti-Barcelonë” në kontratën e re sulmuesit Marcus Rashford.
21-vjeçari është duke u bërë njëri nga lojtarët më të lakmuar në botën e futbollit dhe deri tani ka shënuar 45 gola brenda 163 paraqitjeve për “Djajtë e Kuq”, transmeton portali arbresh.info.
Rashford, i cili ka shënuar gjithashtu gjashtë herë për kombëtaren e Anglisë, thuhet të jetë një alternativ e sulmuesit të Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit në Old Trafford skadon në qershor të vitit 2020, por ai është i vendosur për të vendosur lapsin në një kontratë afatgjate duke rritur pagën nga 80 mijë euro për javë në 300 mijë euro në javë.
United do të luaj takimin kthyes në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër “Blaugranëve” në Camp Nou të martën dhe nikoqirët udhëheqin 1 me 0 nga takimi i parë./arbresh.info/
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...