Gjatë javës së kaluar (1 prill deri 7 prill) në Maqedoni janë regjistruar 283 persona të sëmurë nga gripi, që është për 40.8 përqind më pak në krahasim javën paraprake, kur u regjistruan 478 persona të prekur nga grupi. Gjatë javës së fundit nuk janë regjistruar raste të vdekjeve.
Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, incidenca e regjistruar këtë javë tregon aktivitet të ulët të virusit të gripit. Numri i të regjistruarve me grup këtë javë është më i madh për 56.4 përqind në krahasim me javën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Javën e kaluar, numri më i madh i të sëmurëve (191) janë paraqitur në grupin më të madh të të rriturve prej 15 deri 64 vjeç, përderisa incidencë më të lartë prej 17.9 në 100.000 banorë është regjistruar tek grupi i personave të rritur më të moshuar se 65 vjeç.
Këtë javë janë paraqitur persona të sëmurë nga 21 njësi raportuese. Numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur nga Njësia rajonale Gostivar (58), ku është regjistruar edhe incidenca më e lartë prej 48.4 në 100.000 banorë.
Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 20.940 persona./Telegrafi/
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeveri...
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...
Kurti krah bashkëshortes së tij shpalos projektet e reja për...