Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë detaje shtesë në lidhje me arrestimin e Julian Assange në Londër.
Policia e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi se Julian Assange është arrestuar “në emër të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara” të cilët po kërkojnë ekstradimin e tij, shkruan CNN, përcjell portali arbresh.info
Deklarata e plotë e policisë:
Julian Assange, 47 vjeç, sot, të enjten më 11 prill, u arrestua në emër të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara, në orën 10: 53hr pas mbërritjes së tij në një stacion qendror të policisë në Londër. Ky është një urdhër ekstradimi sipas nenit 73 të Aktit të Ekstradimit. Ai do të paraqitet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster sa më shpejt të jetë e mundur, thuhet në deklaratën e policisë. /arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj