Lionel Messi po luan me hundë të thyer kundër Manchester United.
Sulmuesi i Barcelonës la të gjithë të tronditur kur u pa i gjakosur në fytyrë pas një goditje gjatë pjesës së parë në Old Trafford nga Smalling, shkruan portali arbresh.info.
Siç raportojnë mediat në Spanjë, superylli argjentinas ka thyer hundën në këtë përplasje me lojtarin e skuadrës nikoqire.
Fytyra e tij ishte e mbushur me gjak pas sfidës së rëndë nga Smalling dhe sulmuesi ishte detyruar të largohet përkohësisht nga fusha.
Sidoqoftë, 31-vjeçari qëndroi për pak sekonda jashtë fushës për të marrë trajtimin mjekësor dhe madje nisi edhe pjesën e dytë të ndeshjes së madhe në Angli si pjesë e skuadrës.
Takimi mes dy gjigantëve zhvillohet në kuadër të çerekfinaleve në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Momenti kur Messi u lëndua nga Salling: 29′
https://streamable.com/k6d34
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?