Aleksandër Jabllanoviç, Vesna Mikiq e Ivan Teodosijeviq janë tre zyrtarë serb të cilit u shkarkuar nga Qeveritë e Kosovës, për shkak përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Me 3 shkurt të 2015-ës, ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç në Qeverinë Mustafa ishte shkarkuar, për shkak se i kishte quajtur “egërsira”, nënat e të pagjeturve në Gjakovë, të cilat nuk po lejonin serbët të vizitonin Kishën Ortodokse në këtë qytet me rastin e Krishtlindjes ortodokse.
Ndaj tij ishin organizuar edhe protesta, ku edhe kërkohej me çdo kusht shkarkimi i tij, ndonëse me vonesë kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa shkarkoi Jabllanoviçin.

Ish- ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq
Pesëmbëdhjetë ditë më parë, kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi Vesna Mikiqin nga postin i zëvendësministres së Drejtësisë, për shkak se i quajti shqiptarët terroristë.
Haradinaj theksoi se në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, që fyejnë pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

Ish- zëvendësministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiq
Sot, më 9 prill (e martë), kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi ministrin e Pushtetit Lokal në qeverinë e tij, Ivan Teodosijeviq, për shkak të gjuhës së urrejtjes, të shpalosur gjatë një manifestimi me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe, shkruan Insajderi.
Teodosijeviq e Mikiq i cilësuan shqiptarët si terroristë dhe bombardimet e NATO-s si gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb. Madje, ministri i MAPL-së e quajti trillim masakrën e Reçakut, e cila njihet si ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, ku u vranë rreth 45 civilë shqiptarë.

Ish-ministri i MAPL-së, Ivan Teodosijeviq
Haradinaj theksoi se në Qeverinë që ai e drejton nuk do të ketë vend për askënd që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër./Insajderi.com
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK