Presidenti, Ilir Meta ishte sot i Ftuar Nderi në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.
Në fjalimin e tij, Presidentit foli për problemet me të cilat përballët sot OSBE dhe rolin e saj në konfliktet dhe mosmarrëveshjet në zona të ndryshme të globit.
Mesazhet e Presidentit Meta janë përcjellë edhe nga faqet zyrtare të OSBE në Twitter.
Në adresën zyrtare të kësaj organizate ndërkombëtare, janë ripostuar të gjithë pikat kryesore të fjalimit të kreut të shtetit shqiptar.
“Bashkëpunim i shkëlqyer me Asamblenë Parlamentare të OSBE.
Shqipëria gjatë Kryesimit të Radhës së OSBE-së në vitin 2020 do të ketë prioritete realiste: qytetarët, multilaterizëm efektiv, dialog dhe rezultate.
Gjithashtu Shqipëria përkushtohet për tejkalimin e sfidave të sigurisë, forcimin e platformës së OSBE për dialogun, bashkëpunim dhe siguri, si edhe për ndihmën ndaj vendeve drejt rrugës evropiane dhe euroatlantike”,- ishin disa nga mesazhet që kreu i shtetit dha në fjalimin e tij para Asamblesë së OSBE.

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...