Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vjedhjen e një banke, mëngjesin e sotëm në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Katër hajna kanë vjedhur bankomatin bashkë më një shumë të konsiderueshme parash. Të njëjtit ndodhen në arrati.
“Me 07.04.2019 rreth ores 04:00 ne Rr.Nazim Gafurri-Prishtinë është raportuar rasti vjedhje e bankomatit.
Nga informacionet e para dyshohet se 4 persona te dyshuar, kanë depërtuar me force në objektin ku ka qenë i vendosur bankomati.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është ngritur dyshimi së të dyshuarit duke përdorur substance shpërthyese kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të parave nga kasaforta e bankomatit dhe më pas janë larguar nga ai lokacion me veturën e tyre.
Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen me qellim identifikimin e të dyshuarve si dhe ndriçimin e plotë të saj”, tha për Arbresh.info Agron Borovci nga policia rajonale e Prishtinës.
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë