Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, u përpoq ta qetësojë dhe ta largojë nga fusha Diego Costan, pasi sulmuesi i Atletico Madridit u ndëshkua me karton të kuq në Camp Nou.
Diego Costa u përjashtua pas gjysmë ore lojë në humbjen e Atletico Madridit 2:0 ndaj Barcelonës të shtunën në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.
Sipas gjyqtarit Costa u përjashtua për shkak të ofendimeve që i bëri ndaj tij duke mos u pajtuar në një vendim të mëhershëm.
“Ta dh**s atë nënë k**vë, ta dh**s atë nënë k**vë”, i ka thënë Costa gjyqtarit, sipas raportit të Gil Manzano.
Gil Manzano shpjegon më tej në raportin e tij se protestat e Costas nuk ishin ndalur as pas kartonit të kuq.
“Pasi u përjashtua, sa ishte akoma në fushë, ai më kapi për dore në mënyrë që të mos më lejonte t’i ndëshkoja bashkëlojtarët e tij me numër 2 dhe 24 respektivisht”, thuhet në raportin e gjyqtarit.
Më vonë, Costa e quajti gjyqtarin “bir k**ve”, para se Gerard Pique t’i mbyllte gojën me dorë dhe ta largonte nga fusha duke i thënë “mos fol më! Cfarë dëshiron, pezullim me katër ndeshje?”.
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë