Milani është duke synuar ta sjellë Mauricio Pochettinon në San Siro për ta rikthyer klubin në maje të futbollit botëror, sipas Mirror.
Në muajt e fundit, për trajnerin argjentinas interesim kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Manchester Unitedi, por të dy këto klube tani kanë emëruar trajnerë të rinj, Zinedine Zidanin dhe Ole Gunnar Solskjaerin, përkatësisht, transmeton Gazeta Express.
Por, Milani, i cili është duke luftuar me mish e me shpirt për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, mund ta emërojë atë në vend të Gennaro Gattusos.
Thuhet se Pochettinos do t’i premtohet një fond masiv për transferimin e lojtarëve të rinj. /
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë