Haxhi Krasniqi do të mundohet të mbrojë titullin e kampionit evropian më 11 maj në duel me boksierin gjerman, Stefan Hartel
Haxhi Krasniqi e ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës, shkruan Gazeta Express.
Boksieri kosovar do të rikthehet në ring më 11 maj të këtij viti, në meçin e parë për vitin 2019.
Junikasi e mbylli vitin 2018 si kampion evropian dhe këtë vit do të mundohet ta mbrojë këtë titull dhe më pas ta synojë titullin e kampionit botëror, e cila është një ëndërr e tij e kamotshme.
Boksieri me nënshtetësi gjermane ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për meçin e radhës.
“Robin Krasniqi më 11 maj do të ndeshet me gjermanin Stefan Hartel, i cili si kundërshtar ishte i papararë për duelin e kaluar, por atëherë ishte tërhequr. Për Krasniqin është kjo mbrojtja e dytë e titullit të më të mirit të Evropës dhe dueli numër 55. Ky duel do të mbahet në ‘Stadthalle’ të qytetit gjerman, Magdeburg”, ka njoftuar grupi zyrtar i boksierit kosovar në Facebook.
Krasniqi i ka nisur përgatitjet intensive për këtë meç disa muaj më parë dhe është i gatshëm për ta mposhtur boksierin gjerman. /Gazeta Express/
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...