Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Leonardo Spinazzola kanë vazhduar stërvitjet sot (e enjte) në Juventus ndërkohë që Cristiano Ronaldo shpreson të rikuperohet për ndeshjen ndaj Ajaxit.
“Zonja e Vjetër” mposhti me rezultat 2 me 0 skuadrën e Cagliarit edhe pse ishte në mungesë të nëntë lojtarëve të skuadrës startuese, transmeton portali arbresh.info.
Në seancën e sotme para ndeshjes mjaftë të rëndësishme ndaj Milanit, Max Allegri ishte në gjendje të llogaris në shërbimet e Dybalas, Mandzukicit dhe Spinazzolas.
Douglas Costa, Sami Khedira dhe Juan Cuadrado janë duke punuar me skuadrën tani pas një kohe të gjatë pushimi.
Ronaldo është duke punuar vazhdimisht në palestër me fizikun e tij për tu rikuperuar nga lëndimi muskulor që pësoi gjatë detyrës me skuadrën kombëtare të Portugalisë.
Qëllimi i tij është të rikthehet në kohë për ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinales në Ligë të Kampionëve kundër Ajaxit më 16 prill.
Martin Caceres, Andrea Barzagli dhe Ronaldo nuk do të marrin pjesë në ndeshjen këtë vikend kundër Milanit./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër