Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike në raportin e sotëm përmbledhës ka shënuar rënie të rasteve të gripit sezonal nën pragun epidemik dhe me zvoglim të intensitetit dhe të ashpërsisë klinike..
Nga 01 Tetori 2018 deri më 4 prill 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 57.671 raste të dyshimta në grip (ILI), 6.561 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 113 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut). Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit, dhe Podujevës.
Gjatë javës së 13-të janë raportuar 2.722 raste ILI, 265raste ARI dhe 6 raste SARI.
Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri sot janë testuar gjithsej 1074 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 445 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 41.5 %). Sipas subtipit 368 mostra Influencë A e pa-subtipizuar dhe 76 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 mostër rezulton pozitive në AH3.
Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1 tetori 2018 deri sot janë hospitalizuar 644 rast me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 341 raste me Dg. ILI dhe 113 raste me Dg.SARI dhe një rast me vdekje nga komplikimet e komorbiditetit me sëmundje kronike. Brenda 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 4 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI)1 rast me status gripsosus, 2 raste me Dg.Infiltratio Pulmonum (SARI).
Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në rajon, Europë dhe botë.
Komiteti SHSKUK konstaton se:
1. Epidemia e gripit sezonal ka shënuar shënuar rënie të rasteve të gripit sezonal nën pragun epidemik dhe me zvoglim të intensitetit dhe të ashpërsisë klinike.
2. Aktiviteti i Influencës ka rënie në tërë rajonin Evropian.
3. Situata epidemiologjike do të përcillet deri në javën 20-të me vigjilencë të shtuar dhe me trendin e tanishëm të rënies pritet që të shpallim shuarjen e epidemisë./Arbresh.info/
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...