Juventus me transferim 70 milionësh për sezonin e ri

Foto LaPresse - Daniele Badolato 19/01/2017 Torino ( Italia) Sport Calcio ESCLUSIVA JUVENTUS Firma del contratto di Riccardo Orsolini con la Juventus Nella foto: Riccardo Orsolini , Giuseppe Marotta Photo LaPresse - Daniele Badolato 19 January 2017 Turin ( Italy) Sport Soccer Riccardo Orsolini signing with Juventus In the pic: Riccardo Orsolini , Giuseppe Marotta

15:20 | 4 Prill 2019
M. A.

Juventus është duke planifikuar t’i bëjë disa transferime të mëdha në afatin kalimtar veror.

Juventus do t’i transferojë disa lojtarë të rinj, duke parë që skuadra e tyre po plaket.

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme që ta ofrojë Riccardo Orsolini për ta transferuar Federico Chiesan apo Nicolo Zaniolon, përcjell lajmi.net nga Tuttosport.

Juventus ka kohë që po e ndjekë talentin e Fiorentinës dhe atë të Romës, ndërsa janë të gatshëm që ta ofrojnë talentin e tyre që ta kompletojnë njërën nga marrëveshjet.

Sipas mediumit italian, Zaniolo dhe Chiesa kanë vlerë rreth 70 milionë euro në tregun e transferimeve, ndërsa torinasit do ta ofrojnë Orsolinin dhe një shumë të parave.

Shpërndaje në rrjete sociale