Mesfushori në largim i Ajaxit, Frenkie de Jong ka pranuar se ishte afër për t’iu bashkuar Tottenhamit verën e kaluar.
De Jong do t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës për një tarifë prej 86 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Duke konfirmuar ofertën nga “Spursët”, ai tha për Four Four Two:
“Momenti nuk ishte i duhuri. Unë nuk kisha përfunduar atë që doja në Ajax, unë nuk kisha luajtur as një sezon të plotë në pozicionin tim”
“E konsideroj ofertën e tyre të gjatë dhe të vështirë. E shoh Tottenhamin si një skuadër shumë të qëndrueshme dhe ata janë vetëm duke u bërë edhe më të mirë”
“Ata iu japin lojtarëve të rinj shans dhe e shoh Mauricio Pochettinon si një trajner që me të vërtetë i përmirëson lojtarët e rinj. Më pëlqen lloji i futbollit që ata luajnë. Mendoj se do t’i përshtatej lojës time”
Ai shton gjithashtu se kishte një arsye të madhe për refuzimin e skuadrës angleze.
“Unë gjithmonë kam dashur të luaj te Barcelona”, shtoi ai. “Parat që ata ishin të përgatitur për t’i paguar Ajaxit (75 milionë euro fillimisht para rritjes në 86 milionë) kanë shfaqur se sa serioz janë ata”
“Jam ndier sikur duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi sepse ndoshta nuk do të vinte sërish”, shtoi De Jong./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...