Ekipet e shpëtimit sot pritet të vazhdojnë të kërkojnë trupat e pajetë dhe mbetjet e aeroplanit të aksidentuar dje në malin e Jakupicës në afërsi të lokalitetit të njohur si “Koka e Selanikut”.
Katër veta humbën jetë dhe se bëhet fjalë për një familje bullgare, burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre. Aksidenti fatal ka ndodhur dje gjatë orëve të pasdites, kur rreth orës 16.16, piloti ka humbur komunikimin me qendrën e kontrollit të fluturimeve.
Nga informacionet e para u theksua se fatkeqësia ka ndodhur si pasojë e motit të keq dhe turbulencave. Aeroplani ishte i tipit “Cesna P210N” dhe po fluturonte nga Ohri për në Sofje.
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski tha se kërkimet janë ndërprerë mbrëmë për shkak të kushteve të këqija në këtë lokalitet dhe terrenit të vështirë. Por ato do të vazhdojnë sot dhe se po tentohet që sa më shpejt të gjenden trupat dhe mbetjet e aeroplanit”, theksoi Angelovski./INA
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...