Për vizitën e sotme të kryeministrit grek Alexis Tsipras në Maqedoninë e Veriut raportuan disa media rajonale dhe botërore.
“Vizitë historike: Tsipras për vizitë në Shkup”, shkruan portali bullgar “btvnovinite.bg”.
Në tekst thuhet se kjo është vizita e parë e një kryeministri grek në Maqedoni, pas 28 viteve të kontestit për emrin që e kishin këto dy vende. Gjithashtu thuhet se Tsiprasi me vete ka marrë edhe biznesmenë grek dhe një pjesë të delegacioni qeveritar.
“Kryeministri grek Tsipras për vizitë historike në Shkup”, shkruan portali “ekathimerini.com”.
Portali grek shkruan se për herë të parë në historinë e Greqisë, kryeministër nga Greqia ka ateruar në aeroportin e Shkupit për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcjell telegrafi maqedoni.
“Tsipras për vizitë historike në Maqedoninë e Veriut”, titull të përafërsisht të njëjtë ka edhe portali francez “ouest-france.fr”.
Edhe në Francë ka bërë bujë vizita e sotme e kryeministrit grek në Maqedoninë e Veriut. Mediat botërore me padurim presin përfundimin e vizitës së sotme që do të shkruhet në historinë e këtyre vendeve por edhe në evropë, shkruajnë në portalin francez.

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...