Policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Shqiponja kanë “mësyrë” në Elbasan ku ka nisur një numër i madh patrullimesh.
Duke parë dhe ngjarjet e kohëve të fundit në qytet, të cilat kulmuan me ekzekutimin mafioz të avokatit Ravik Gurra, policia e shtetit ka nisur të kryejë një sërë kontrollesh në mbarë qytetin, ku janë vënë në sitë një sërë personash me precedentë. Gjithashtu mësohet se ka patur kontrolle të befasishme në një sërë biznesesh e banesash të dyshuara nga autoritetet.
Deri më tani nuk ka informacione të detajuara, dhe ende nuk dihet nëse operacioni është kryer për të vënë në pranga eskponentë të krimit në qytet, numrat e të cilit nuk janë të paktë.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...