Liverpooli ka rrëmbyer tri pikë të arta në xhiron e 32 në Premierligë, duke e mposhtur 2-1 Tottenhamin për të rrëmbyer edhe pozitën e parë në renditje.
Ëndrra për t’i dhënë fund vuajtjeve 29 vjeçare për titullin e Premierligës, mund të realizohet këtë edicion për Liverpoolin, raporton Gazeta Express.
Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë pikët e plota në xhiron e 32, duke e mposhtur 2-1 Tottenhamin në “Anfield” me një autogol në minutën e 90’.
Toby Alderweireld shënoi autogol për t’ia dhuruar tri pikë kundërshtarit, por edhe pozitën e parë në renditjen e Premierligës.
Golin tjetër për Liverpoolin e shënoi Roberto Firmino, në minutën e 16’, kurse për Tottenhamin realizoi ish-sulmuesi i Paris Saint Germain, Lucas Moura, në minutën e 70’.
Pas kësaj fitore, Liverpooli ka rimarrë pozitën e parë në Premierligë me 79 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Manchester City – por të besuarit e Pep Guardiolës e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, derbin me Manchester Unitedin.
27 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, heroizmi i përjetshëm i ...
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot