Meriton Korenica me dy gola të jashtëzakonshëm e ka frymëzuar Prishtinën drejt një fitoreje të vështirë në udhëtim kundër Ballkanit, duke i mbajtur gjallë shpresat e bardhekaltërve në garë për titull në Superligë.
Goli i Korenicës nga goditja e dënimit rreth një çerek lojë para fundit dhe një tjetër në minutat e fundit, ishin të mjaftueshëm për Prishtinën të fitojë 2:0 kundër Ballkanit në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ballkani ai doli ta ndalë klubin nga kryeqyteti në pjesën e parë, por një moment magjik në pjesën e dytë vendosi ndeshjen.
Prishtina pati më shumë nga loja dhe ishte më pranë golit me Meriton Korenicën, Ergyn Ahmetin dhe Lorik Boshnjakun që rrezikuan portën e vendasve.
Në minutën e 73-të, Korencia shënoi një gol spektakolar nga gjuajta e lirë, duke e lënë të shtangur portierin e Ballkanit, para se ta dyfishonte epërsinë në minutën e 87-të.
Prishtina tani grumbullon 53 pikë dhe kalon në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se lideri Feronikeli, që ka një lojë më pak, sonte në orën 17:00 kundër Flamurtarit në kryeqytet.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër