Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka quajtur të turpshme kërkesën e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekajt për largimin e Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, i cili tha se me paratë për veteranët e rrejshëm ishin rregulluar plot punë në Kosovë.
Megjithëkëtë, Lutfi Haziri, ka thënë se Ambasadori zviceran e ka thënë një të vërtetë prej pozitës së mikut të Kosovës.
“Ai është sjell, jo si diplomat, por si mik i Kosovës, ai ka folur në Skenderaj si miku më i mirë i shqiptarëve të Kosovës. Nëse dikush si ai përmend probleme të faktuara me të cilat sot prokuroria merret, ne nuk duhet me pas kurrfarë tjera përves me i thanë faleminderit……pastaj e turpshme është me kërkuar me largu apo me shpall persona non grata ambasadorin vetëm pse është treguar miqësor me Kosovë”, ka thënë Haziri për Kosovapress.
Ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebet, ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë pas deklarimeve në Skenderaj se “Zvicra po ndërton ujësjellës në Kosovë, ndërsa ju po i paguani veteranët e rrejshëm”. E gjithë kjo ka marrë një dimension të ri pasi njeriu i kryeministrit Haradinaj, Pal Lekaj, tha se po të kishte kompetenca do ta dëbonte diplomatin zviceran.
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes