Zjarri i rënë një ditë më parë në vendin e quajtur Kongrazhd në afërsi të Burrelit ka marrë përmasa të frikshme.
Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Mat, të shërbimit pyjor, zjarrfikëses së Bashkisë Klos dhe forcave të ushtrisë nuk është arritur të neutralizohet zjarri.
Vatra është ende aktive dhe vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Mësohet se sipërfaqja përshkuar nga flakët ka shkuar në 60 hektarë.
Drejtori i Politikave Ekonomike, Bujqësisë dhe menaxhimit të pyjeve në Bashkinë Mat, Vebi Stana, kërkon ndihmën e ministrisë së mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri./tch
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...