Komuna e Klinës do të mbulojë shpenzimet financiare të varrimit për secilën familje që do të ketë rast vdekje.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, përmes një shkrimi në Facebook.
” Të dashur bashkëvendës të Klinës, duke pas parasysh kërkesat,nevojat dhe mundësitë financiare të qytetarëve, pas planifikimit buxhetor nga Komuna, nga dita e sotme, secila familje që do të ketë rast vdekjeje, përveç dhembjes dhe pikëllimit për humbjen e të afërmit të tij, nuk do të ketë më mbi vete edhe barrën e sigurimit të shpenzimeve financiare të varrimit, të cilat tash e tutje do të mbulohen nga Komuna” shkruan Elezaj në Facebook.
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media