Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka folur për punësimet familjare që janë bërë në institucionet publike nga AAK dhe partitë tjera në qeveri.
Lekaj, në T7, ka thënë se punësimet që janë bërë jashtë ligjit nuk do të tolerohen.
“Ata që e kanë thyer ligjin do të përgjigjen. Nuk do të ketë pardon për asnjë parti. As për neve e as për partitë tjera”.
Lekaj ka thënë se nuk ka pasur ndikim në asnjë punësim.
“Unë nuk kam pasur ndikim në asnjë punësim. Nëse ka dëshmi apo diçka të tillë, unë këndej jam”.
Ai ka akuzuar edhe opozitën, duke thënë se edhe ata sa kanë qenë në pushtet kanë punësuar familjarë.
“Ne jemi shoqëri e politizuar dhe vend i vogël. Kjo temë nuk është risi. Opozita që po ankohet tani po harron se qeverinë e ka pasur familje. Unë po them se asnjë punësim që është jashtë ligjit nuk do të lejohet”.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër