Xabi Alonso ka fituar trofeun e tij të parë si trajner pasi skuadra e tij U13 te Real Madridi fitoi titullin në ligë.
Skuadra e ish lojtarit të Real Madridit mposhti Adarven në takimin si mysafirë mbrëmjen e së mërkurës duke siguruar titullin në ligë edhe pse kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Alonso u pensionua si lojtar në vitin 2007 dhe i është dhënë roli te skuadra e të rinjve në Real Madrid gjatë muajit shtator të vitit të kaluar.
Ish lojtari i Liverpoolit është i lumtur me karrierën e tij menaxheriale të startuar me sukses dhe ishte i rrethuar me lojtarët e tij pas intervistës.
“Ata që e meritojnë janë ata [lojtarët]. Janë ata që janë në fushë dhe luftojnë, luajnë dhe na kanë bërë të shijojmë këtë shumë”
“Duke folur në përgjithësi, ka qenë një sezon shumë pozitiv, shumë i mirë. Unë besoj se fëmijët kanë qenë shumë të pjekur, ata janë duke mësuar shumë gjëra në këtë fazë, për këtë janë këtu”
Ish reprezentuesi i Spanjës ka fituar Kampionatin Botëror, dy tituj në Kampionatin Evropian, dy tituj në Ligë të Kampionëve, një FA Kupë, një titull në La Liga dhe tre tituj në Bundesliga gjatë karrierës së tij të ilustruar./arbresh.info/
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...
Vdekja e foshnjës në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria nis ...
Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi