Delegacioni i LSDM-së i udhëhequr nga Zoran Zaev, sot realizoi takim me delegacionin e OSBE-së të udhëhequr nga shefi i misionit në vend, ambasadori Clemens Koja.
Në takim është biseduar rreth shumë temave aktuale me fokus të veçantë zgjedhjet presidenciale.
“Suksesi për ne do të jetë zgjedhje të pastra dhe demokratike. Si parit qeverisëse angazhohemi për këtë dhe presim që të gjithë pjesëmarrësit të jenë përgjegjës. Shpresojë që opozita nuk do të përpiqet që të pengojë të ardhmen e vendit, do të marrë përgjegjësi dhe nuk do të bojkotojë rrethin e dytë. Zgjedhjet e suksesshme lënë hapësirë që reformat të vazhdojnë. Republika e Maqedonisë së Veriut të bëjë hap të ri drejtë integrimeve në BE. Kjo është interes i të gjithë qytetarëve tanë”, tha kryeministri Zaev.
Misioni i OSBE-së është kyçur në mënyrë aktive, vëzhguesit e OSBE-ODHIR me vëmendje po i ndjekin procesin e aktiviteteve para dhe gjatë kohës së fushatës, punën e institucioneve. Si pjesë e vëzhguesve, OSBE-ODHIR gjithashtu do të ndjek edhe njoftimet e mediave gjatë kohës së fushatës./Telegrafi/
Ndalohen fishekzjarrët në hapësirat publike gjatë festave në...
ZRRE sqaron licencimin e EFT: Procesi është ligjor dhe i pav...
Ambasada e SHBA-së vlerëson si sukses të madh operacionin e ...
Nesër varroset 12-vjeçarja që ndërroi jetë në Spitalin e Pri...
“A i meritoj?” – Heroi i Bondit merr donacione prej 2.5 mili...
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...