Të gjitha zjarret që po shpërthejnë në hapësirat e hapura të vendit janë shkaktuar qëllimisht, konfirmojnë nga njësia e zjarrfikësve në Manastir, ku dje në vetëm 5 orë kishin 8 ndërhyrje. Më së shumti zjarre shpërthejnë nga djegia e kallamishteve dhe deponive dhe shtrihet në mënyrë të pakontrollueshëm përreth.
“Kjo është një situatë alarmante jo vetëm në Manastir, por në të gjithë vendin. Ajo që po ndodh në muajin e fundit në vend është katastrofale. Nuk mbahet mend që në një periudhë një njësi ka bërë 5 deri më 10 ndërhyrje të përditshme. Kjo maksimalisht zbrazë të gjitha burimet e njësisë, si njerëzore ashtu edhe materiale”, thotë Kostadin Popovski, komandant i njësisë së zjarrfikësve në Manastir.
Siç thonë nga atje zjarri më i madh që ka shpërthyer ishte ai djeshmit në afërsi të fshatrave Rotino dhe Capari, ku zjarri shpërtheu nga një deponi e egër e djegur./Telegrafi/
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...