Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është duke kaluar nëpër momente mbresëlënëse kohëve të fundit.“Dardanët” e mbyllën vitin 2018 pa humbje, kurse në dy ndeshjet e para të vitit 2019, regjistruan dy barazime në po aq ndeshje të zhvilluara.
Saktësisht, në 12 ndeshjet e fundit, Kosova ka regjistruar tetë fitore dhe katër barazime.
I mahnitur me ecurinë e Kosovës është shprehur edhe gazetari i Holandës, Stefan Van Dijk, i cili më pas e ka thumbuar edhe shtetin e Serbisë.Pas ndeshjes, ai publikoi ecurinë fantastike të Kosovës në 12 ndeshje pa humbje, duke e përshkruar këtë kështu:“Tani e kuptoj se pse Serbia ka lobuar për vite kundër Kosovës në UEFA”. /Zëri/

Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision