Vjosa Osmani, deputete nga LDK në tryezën e organizuar nga KDI për të diskutuar për punën e Kuvendit rreth dialogut me Serbinë ka thënë se kuvendi ka diskutuar më shumë se sa që duhet për dialogun.
Ajo ka kundërshtuar të gjeturat e KDI-së se Kuvendi ka diskutuar pak për dialogun. Osmani ka thënë se tema e dialogut ka lënë pas shumë tema tjera më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, shkuan arbresh.info.
“Nuk mendoj që na ndihmoj trajtimi i kësaj teme nga aspekti thellësisht teknik. Nuk na ndihmon nëse thoni i keni mbajt kaq seanca unë mendoj që kemi mbajt më shumë seanca për dialogun se sa që duhet. Kjo temë na ka ndaluar me u marr me shumë tema tjera, nganjëherë më duket se shteti i Kosovës është peng i një teme të vetëm e që është dialogu. Sa i përket temës së dialogut ne vend që të fokusohemi që ta ngritin këtë temë të dialogut duhet të fokusohemi që të gjitha ngritjet tona të jenë në arritjen e një konsensusi”, ka shtuar ajo./Arbresh.info/
A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë