Mediat në Francë raportojnë se Thomas Tuchel do të zgjasë kontratën, pavarësisht nga fakti se Paris Saint-Germaini është eliminuar në Ligën e Kampionëve nga Manchester United.
Klubi parisien beson se trajneri aktual është një zgjidhje e mirë në afat të gjatë, andaj janë të gatshëm t’i tregojnë besim atij.
Madje raportohet se palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2021.
PSG është në rrugë për të fituar titullin tjetër të kampionatit të Francës dhe shpallja e vendimit për zgjerimin e bashkëpunimit me ekspertin gjerman pritet në ditët në vijim.
Pos vazhdimit të kontratës, Tuchel do të ketë edhe rritje të dukshme në pagën e tij.
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës