Në mesin e shumë shqiptarëve të plagosur natën e 24 marsit të vitit 1999 i shtrirë në spitalin e Prishtinës ishte edhe Nexhmi Azemi.
Azemi kur kthehet 20 vjet pas, atë mbrëmje e kujton si të kobshme, por thotë se u kthye në natë gëzimi, raporton KTV.
Ai rrëfen tronditjen që e kishin përjetuar kur kishin dëgjuar krismat, të cilat nuk e dinin se nga kush vinin.
Fatin e Azemit që t’u mbijetojë plagëve, nuk e kishte edhe vëllai i tij, i cili u vra nga forcat paramilitare serbe.
Pas natës së parë të bombardimeve të NATO-s, forcat serbe kishin nisur ashpërsimin e sulmeve ndaj popullatës civile shqiptare.
Mëngjesin e 25 marsit, ata vranë 15 persona vetëm në qytetin e Podujevës, ku dy nga ta, vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Gjatë 78 ditëve sa zgjatën bombardimet e NATO-s, forcat policore e ushtarake serbe vranë mijëra civilë shqiptarë, derisa rreth 1 mijë e 600 persona ende janë të zhdukur.
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu