Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Argjentinës, Daniel Passarella, e ka kritikuar qasjen e Lionel Messit me ekipin kombëtar argjentinas, duke pohuar se ai luan më mirë për klubin e tij, Barcelonën.
Rikthimi i Leo Messit te Argjentina nuk shkoi sipas planit, pasi ajo humbi 3:1 nga Venezuela të premten mbrëma, transmeton Gazeta Express.
Derisa padyshim ishte lojtari më i mirë i Albiceleste në fushë, Messi prapëseprapë u kritikua nga Daniel Passarella për qëndrimin e tij.
“Ai është lojtar i madh që mund t’i japë shumë çdo ekipi. Por, kur ai luan për Barcelonën, ka qëndrim tjetër. Atje luan më mirë”, tha Passarella.
Ai thotë se nuk e kupton përse ndodh kështu, por se janë gjëra që ndodhin.
“Nganjëherë këto gjëra ndodhin. Nuk e di çfarë është, por duhet të jetë diçka që ai e ndien nga brenda”, shtoi ai.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...