Legjenda e Milanit, Leita Kaka beson se Lucas Paqueta mund të shkruajë historinë e tij të madhe si numri 10-të i ri i Brazilit.
Mesfushori 21-vjeçar ka impresionuar që kur u bashkuar me Rossonerët nga klubi i fëmijërisë Flamengo në janar dhe pritet të bëjë debutimin e tij si titullar te Brazili nën urdhrat e trajnerit Tite.
Ky pritet të jetë një rast i madh për talentin e Milanit dhe në mungesë të Neymarit, fanella me numrin 10 mund t’i jepet pikërisht Paquetas.
Sipas legjendës së Rossonerëve dhe Selecaos, Kaka, Paqueta mund të shkruajë historinë si numri 10-të i ri i Brazilit.
“Është e bukur të shohësh këtë marrëdhënie midis Milanit dhe Brazilit”, ka thënë fillimisht Kaka për Sky Sport.
“Paqueta u rrit në Brazil, luajti në Flamengo dhe tani po e sjell këtë bashkim mes Rossonerëve dhe vendin tim”.
“Numri 10 i Brazilit? Është mirë për të, ai do të shkruajë një histori të mrekullueshme. Mendoj se ai është gati. Por kur je në fushë, numri në shpatullat tuaja nuk llogaritet”.
“Ai është i gatshëm për ekipin kombëtar, ai vetëm duhet të piqet në ndeshjen e tij, por ka një trajner të mirë që i njeh amerikanët e Jugut. Gattuso e ka ndihmuar shumë, po e ndihmon shumë dhe po rritet vazhdimisht”, përfundoi braziliani.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...