Kuvendi i Kosovës para një viti e ka miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Prej asaj kohe nuk ka ndodhur rishikimi i vijës kufitare, siç pretendonte pala kosovare, e as vendi nuk e ka fituar liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.
Menjëherë pasi në Kuvend ishte miratuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi kryeministri Ramush Haradinaj në vazhdimësi ishte zotuar se do të ketë rishikim të marrëveshjes, respektivisht rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi.
Por tash kur ka kaluar një vit nga votimi i marrëveshjes nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar nëse është duke u punuar ose jo në këtë drejtim.
Të pyetur nga “Zëri” se kur do të ndodhë rishikimi i vijës kufitare me Malin e Zi, nga Qeveria e Kosovës duke mos dhënë detaje, kanë sugjeruar që për këtë çështje të kontaktohet Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe për Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.
“Komisioni ka mandat dhe është i përgatitur për të gjitha detyrat. Për detaje kontaktoni komisionin përgjegjës, në krye me Shpejtim Bulliqin”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...