Hekuran Kryeziu është shumë i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por shton se ende nuk e di nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen tjetër.
Mesfushori i kombëtares sonë nuk arriti të paraqitje sonte (e enjte) gjatë barazimit 2 me 2 kundër Danimarkës për shkak të një lëndimi në shpinë dhe vazhdon të jetë ende në dyshime për ndeshjen tjetër kundër Bullgarisë të hënë, shkruan portali arbresh.info.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit tonë sonte, nuk jam i befasuar sepse e dimë se çfarë kualiteti kemi, kisha dëshirë të fitojmë sonte”, ka thënë Kryeziu në një intervistë për televizionin publik.
“A do të luani kundër Bullgarisë? Nuk e di, shpresojë. Mendoj se po, por nuk e di 100 për qind”
“Ne kemi një kualitet shumë mirë në ekip dhe ata 11 që do të luajnë do të japin maksimumin”
Kosova vazhdon të jetë e pamposhtur në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit me tetë fitore dhe tri barazime para ndeshjes javën tjetër në kuadër të kualifikimeve./arbresh.info/
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...
Java Kundër Korrupsionit/ Kurti: Shkatërruam 146 grupe krimi...