Arritja e motit të pranverës ka pasur një ndikim interesant në liqenin e Miçiganit, ku copëzat e akullit po fillojnë të grumbullohen.
Liqeni i Miçiganit është ngrirë për pjesën më të madhe të dimrit, pasi një vorbull polare solli temperatura poshtë ngrirjes në pjesë të SHBA, transmeton portali arbresh.info.

Në Çikago, Illinois, temperaturat arritën në -30C gjatë kulmit të frontit të ftohtë, gjë që shkaktoi formimin e rafteve të akullit në liqen – kodrat e formuara nga valët që rrëzoheshin mbi shtyllat ekzistuese të akullit.
Por ngrohja e fundit e Liqenit të Madh ka rezultuar në thyerjen e akullit dhe shfaqje të copëzave të akullit në sipërfaqe.

Fenomeni, i raportuar nga MLive.com, dhe i dukshëm përgjatë skelës së Michigan Haven South Haven, është kapur në fotografi mahnitëse./Arbresh.info/


Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...