Kardiokirurgë nga Italia po qëndrojnë këto ditë në Prishtinë dhe, bashkë me kardiokirurgë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po operojnë fëmijët me probleme në zemër.
Për këtë, ministri i shëndetësisë Uran Ismaili, ka thënë se po vihen bazat e kardiokirurgjisë peditarike në QKUK.
Postimi i plotë:
“Po i vëmë bazat edhe të kardiokirurgjisë pediatrike në QKUK. Për këtë po na ndihmon edhe ekipi i kardiokirurgëve nga Italia. Ata këtyre ditëve po qëndrojnë në Kosovë, me ç’rast po operojnë fëmijët me ndërlikime në zemër. Ngritja profesionale e stafit të Kardiokirurgjisë do të na mundësojë që edhe te ne të nisin të bëhen operacione komplekse në zemër te fëmijët.”, ka shkruar Ismaili.
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore