Të paktën 29 persona janë vrarë sot në një xhami brenda një baze ajrore në Pakistan, kur militantët talibanë sulmuan një bazë të forcës ajrore në provincën Peshauar.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të ushtrisë pakistaneze.
Bëhet e ditur se po ashtu edhe 13 militantë talibanë janë vrarë nga forcat e sigurisë pakistaneze.
Sulmi në bazën ajrore Badaber është sulmi më vdekjeprurës, nga ana e talibanëve në Pakistan.
Ushtria ka konfirmuar se sulmuesit talibanë kanë hyrë brenda në xhami duke vrarë të gjithë ata që po kryenin ritet fetare.
Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë