Juventusi tashmë thuhet se ka nisur t’i afrohet skuadrës së Eintracht Frankfurtit për sulmuesin Sebastien Haller, i cili kushton të paktën 40 milionë euro.
Bazuar në një raport nga Tuttomercatoweb, 14 golat e tij në Bundesliga brenda 28 paraqitjeve kanë bërë që drejtori i “Zonjës së Vjetër” Fabio Paratici të hap kanalet e komunikimit, transmeton portali arbresh.info.
Haller ka kontribuar gjithashtu në fitoren 1 me 0 të Eintracht Frankfurtit në Evropa Ligë kundër Interit javën e kaluar.
Ai do të mbush 25 vjeç në qershor dhe ka qenë reprezentues i Francës në nivelet e të rinjve deri në U21.
Brenda të gjitha komepeticioneve deri tani këtë sezon, Haller ka shënuar 19 gola dhe ka krijuar 12 asistime brenda 37 ndeshjeve./arbresh.info/
Refuzohet kërkesa e Barcelonës për ta shtuar për 17 mijë kap...
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...
Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet ...
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...