Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur i i ndjeshëm rreth temës së punësimeve familjare që po vazhdojnë të ndodhin në institucioneve të vendit.
“Me i dhënë një goditje prej dikujt që e kanë pru këtë gjendje Kosovës, moni bre…”, kështu ka deklaruar kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media, duke u pyetur rreth punësimeve në Postë Telekomin.
Shefi i ekzekutivit deklaroi se njerëzit më të diskriminuar për tu punësuar në Kosovë janë nga radhët e AAK-së, shkruan Indeksonline
“Punësimi i disa të rinj apo të afërm qoftë me mu apo Aleancën. AAK-ja ka një besim rreth 10% të popullit të Kosovës e tash thonë se i kemi rreth 16%. E në institucioni as 1% nuk përfaqësojmë as në kompani publike as kërkund. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që me kaluar në situata abuzive dhe të keqpërdoret. E mirëpres kritikën e Britanisë sepse e meriton me na dhënë këtë. Por po habiten që do po donë me kritiku kur e kanë sjell vet vendin këtë. Unë njoh kolegë të AAK-së që kanë konkurruar qindra herë dhe nuk janë pranuar”, ka deklaruar ai./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/597927944057633/
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...