Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, që bashkë me dikasteret e kësaj ministrie, të angazhohen për t’i kuptuar arsyet e aksidenteve të shumta në trafik.
Ai kërkoi që të zbatohet plani operativ i Policisë së Kosovës dhe të zbatohen ndëshkimet si marrja e lejeve apo edhe minuse në patentë shoferë.
“Unë nuk mund të shprehi ngushëllime çdo ditë duhet të bërë një inspektim se çka po ndodh dhe veprimet e caktuara që duhet të marr qeveria për të ia marr dikujt lejen apo bërë minuse, është problem për ne për të marrë çdo ditë këso lajme”, shtoi Haradinaj.
Haradinaj i kërkoi Mustafës që të raportoj mbledhjen e ardhshme se cilat janë hapat që po merr ministria në parandalimin e këtyre dukurive të këqija dhe kërkoi informata më konkrete.
Haradinaj po ashtu shprehi shqetësimin për kolonat e gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri. Ai kërkoi që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e Financave dhe e Punëve të Brendshme, të aktivizohen për këtë çështje sepse moti është i mirë dhe qytetarët po presin në këto pika./Arbresh.info/
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...