Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi 2019-23 dhe planin e veprimit 2019-2021.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se përmes kësaj strategjie mundësohet realizimi i objektivave të ministrisë së Inovacionit.
“Objektivat strategjike janë zhvillimi i një sistemi për inovacion, rritja për inovacion, mbështetja e të rinjve dhe grave në biznese. Synimi i ministrisë sonë është stimulimi i aktiviteteve inovative dhe me miratimin e kësaj strategjie mundëson realizimin e objektivat tona”, tha Beqaj.
Strategjia, përmes objektivave strategjike dhe specifike, përkatësisht shtyllave tematike dhe planit të veprimit, përcakton orientimin strategjik të politikave publike, infrastrukturës ligjore, pakos financiare dhe fiskale, si dhe qasja integrale e ekosistemit të inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/383599868888280/
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...