Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i cili është publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ekzekutivi ka miratuar këtë raport për institucionet kompetente, nga i cili u tha se do të raportohet veç e veç për veprimet e ndërmarra në çdo dikaster.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se qëllimi është që të jenë dakord për zbatimin e të gjeturave që janë identifikuar, të bëhen me veprime konkrete.
“Kemi nda disa kategori temat për të cilat mendojmë që kanë më rëndësi që institucionet me i trajtuar me kujdes, qëllimi i kësaj është rënia dakord e neve për zbatim për të gjeturat që janë identifikuar mi miratuar me veprime. Raportimi me ndodh çdo 3 muaj dhe të gjeturat e veprimet që paraqiten me i miratuar sot, raportimin për veprimet e ndërmarra me i raportuar çdo 3 muaj”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/383599868888280/
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...